Sara emocionon Lorin me urimin për ditëlindje (FOTO LAJM)

Pëlqej
Mbrëmja e djeshme për familjen Hoxha ishte e shënuar pasi festonte ditëlindjen Lori Hoxha, vajza e madhe e familjes Hoxha.

Pas të gjithë urimeve që ajo ka marrë nga miqtë sot ka ardhur edhe urimi më i ndjerë dhe ndoshta edhe më i veçantë për Lorin.

Motra e saj Sara e cila është edhe shumë e lidhur me të, ka postuar në Instaram një foto ku ka shprehur gjithë dashurinë ashtu siç vetëm një motër di të emocionojë. Sara ka zgjedhur një foto që flet më shumë se 1000 fjalë, pikërisht çastin kur Lori qëndronte pranë saj në momentin më të rëndësishëm për të, lindjen e djalit të saj Londonit.

“Është zyrtarisht dita e saj. Po, do mundja thjeshtë ta uroja atë, por dua ta dijë e gjithë bota se sa e shtrenjtë është ajo për ne. Për 22 vite të jetës sime ka qënë mbështetja dhe kurajoja për çdo gjë.

Kemi kalur gjithë ngritjet e uljet që jeta na ka sjellë, por pavarësisht të gjithave lidhja jonë është bërë më e fortë çdo vit shrkuan Blitz.al.

ditëlindjen tënde të 24-tërt je një nga femrat më të forta dhe personi më familjar që njoh. Të dua shumë dhe të uroj që çdo vit i jetës tënde të jetë më i mirë se viti që le pas .Jemi të gjithë shumë krenar për ty!

P.S E di që prisje nje foto të Londonit me shkrimin “Gëzuar Ditëlindjen tez”e, edhe pse ndoshta ai nuk do t’ia dijë aspak për ditën tënde. – ka shkruar Sara në urimin e saj.
Shtuar më 19/10/2017, ora 16:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori