Sandra Bullock, rrezatuese në premierën e "Gravity" (FOTO LAJM)

Pëlqej
Aktorja Sandra Bullock po shijon karrierën e saj në Hollywood prej dy dekadash që në vitet 90-të. Ditën e djeshme ajo ka qenë në "London Film Festival" për premierën e filmit "Gravity". Bullock dukej mahnitëse mbi tapetin e kuq, veshur me një fustan, i cili ekspozonte këmbët e saj të bukura dhe të tonifikuara.

Është e pabesueshme mosha që ka aktorja kur shikon fizikun e saj dhe linjat e kuruara. Në filmin ku është protagoniste Sandra luan krah aktorit të famshëm George Clooney.

Në këtë event ka qenë i pranishëm edhe drejtori i filmit, Alfonso Cuaron, i cili e ka quajtur aktoren bukuroshe spektakolare. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2013, ora 11:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori