Vdes aktori i njohur i serialit “Friends”

Aktori amerikan James Michael Tyler, i cili ka luajtur si Gunther në serialin televiziv Friends, ka vdekur në moshën 59-vjeçare.

“Tyler ndërroi jetë paqësisht në shtëpinë e tij në Los Angeles të dielën në mëngjes”, thuhet në një deklaratë nga menaxheri i tij.

Tyler u diagnostikua me kancer të avancuar të prostatës në vitin 2018, i cili më vonë u përhap në kockat e tij.

Edhe pse ai nuk kishte njw rol intensive nw ekran sa 6 personazhet kryesorw tw “Friends” Gunther ishte dhe mbetet një figurë popullore në mesin e fansave.

Gunther punoi si kamerier dhe menaxher në kafenenë e serialit, Central Perk.

Ai ishte i dashuruar me personazhin e Jennifer Aniston, Rachel gjatë gjithë serialit, e cila gjithashtu punoi si kamariere në sezonet e hershme të shfaqjes./albeu.com

 


Shtuar 25.10.2021 08:28