Samanta Karavello tregon si u fut në borxhe për një klip: Mora kredi, e nisa me 10 mijë
"Kam marrë kredi, e kam nisur me 10 mijë lek të falura nga daja..."

Këngëtarja shqiptare Samanta Karavello është shprehur se ka marrë një kredi për të realizuar klipin “Le të jetë”.

E ftuar në emisionin “treshat”, Karavello tha se ka qenë në fillimt e saj dhe se nuk kishte para për klipin, dhe se për këtë arsye u detyrua të futej në borxhe.

“Lekë borxh nuk kam marrë por kredi kam marrë. Ka qenë klipi “Le të jetë”.

Shiko u bënë shumë vite që jam pjesë e këtij profesioni dhe sikur pak lekë të ksiha mënjanë që nga koha kur e kam nisur…unë e kam nsiur me 10 mijë lekë, në concert me Sinanin.

M’i dha daja në formë simbolike. Më pas kam marrë nga 50 mijë lekë nëpër koncerte. I zura ngushtë prindërit e mi por tani është shlyer kredia.

E lashë mamin të merrej me atë punë. Kam një profesion të ngritur mbi sakrifica,”- tha Samanta.

E pyetur se sa fiton tani nëpër koncerte, Samanta tha : Diku tek 200 mijë euro shkon rrumbullak, në vit!
Shtuar më 26/02/2020, ora 19:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori