Samanta ka ikur dhe ne nuk e dinim?

Pëlqej
Samanta Karavello është një nga këngëtaret më të vlerësuara në tregun shqiptar dhe numëron shumë hite të suksesshme.

I fundit hit i saji është njëkohësisht edhe kënga e fundit të cilën ajo ka hedhur në treg, një bashkëpunim më reperin 2Ton dhe kënga titullohet “Bashkë”.

Ndërkohë vetëm një muaj më parë ajo ishte e ftuar në “The Voice” ku edhe bëri një performancë. Pas kësaj nuk doli më askund vecse në rrjetet sociale ku u përpoq të nxirrte vetem veten, pa lënë të duken shumë detaje se ku po qëndron apo me cfarë po merret.

Por ishte pikërisht moderator Arjan Ҫani ai qe e nxorri zbuluar kur padashur në puntatën e fundit tha se Samanta ndërkohë ishte në Amerikë.

Mos vallë edhe Samanta ka plane të pushtojë tregun ndërkombëtar?
/albeu.com/
Shtuar më 19/06/2017, ora 17:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori