Salsano tha se iku fshehurazi, Delinda ironizon aktorin: “Bën zëdhënësin e ‘Top-it!” (FOTO LAJM)

Një ditë më parë, Salsano Rrapi foli në media për largimin e aktores së humorit Delinda Disha nga “Portokallia”.

Moderatori dhe aktori i njohur tha se ajo ishte larguar nga programi ‘fshehurazi’. Pas këtij komenti, Delinda ka vendosur të sqarojë largimin e saj nga televizioni “Top Channel”.


Përmes një statusi në Instastory, Delinda sqaron se i ka mbaruar kontrata dhe nuk ka dashur ta rinovojë.

Ajo ka ironizuar Salsanon, duke thënë se është barrë e rëndë të bësh zëdhënësin e ‘Top-it’.

“‘I dashur Salsano’ për jetën tënde e paske problem të proncohesh, ndërsa për timen ose artistëve të tjerë e paske shumë të lehtë të thuash iku fshehurazi. Unë iki dhe vij sa herë ta shoh të arsyeshme. Më kishte mbaruar kontrata dhe nuk doja ta rinovoja më. Por është barrë e rëndë të bësh zëdhënësin e ‘Top-it’. Për sqarim’, shkruan Disha.

Shtuar më 18/09/2019, ora 09:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori