Pas një historie 10 vjeçare me bashkëshorten, aktori i
humorit Salsano Rrapi së shpejti do të bëhet
baba. Moderatori i spektaklit të
humorit "Portokalli",
Salsano Rrapi, dhe aktorja Erjona Kakeli janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, sipas burimeve të afërta nga miqtë e tyre.
Çifti i artistëve, të cilët kanë një histori gati 10-vjeçare dashurie, nuk dëshirojnë ta ndajnë me të tjerët këtë lajm nga jeta private, shkruan “Panorama”. Nuk dihet ende seksi i fëmijës, gjë që pritet të mësohet në javët në vazhdim. /albeu.com/
Shtuar më 26/12/2015,
ora 14:18