Sulmohet bosi i drogës në Elbasan
Sakrificat për të qenë mbretërore, Meghan i rikthehet dashurisë së vjetër

Pëlqej
Së fundmi kemi parë Dukeshën e Sussex, Meghan Markle të eksperimentojë me ngjyrat e errëta.

Pas dasmës së 19 majit, Meghan pothuajse në të gjitha daljet publike zgjodhi ngjyrat pastel në evenimentet e rëndësishme të familjes mbretërore.

Mirëpo, gjatë turit në Irlandë, por jo vetëm, Meghan ndryshoi preferenca duke provuar edhe ngjyrat e errëta.

Për hir të së vërtetës, duke qenë një vajzë plot stil, duket sikur Meghant i shkon çdo ngjyrë.

Sot Dukesha ka shoqëruar bashkëshortin e saj në ekspozitën e Nelson Mandelas në Londër.

Ish-aktorja i ishte rikthyer edhe një herë dashurive të vjetra; ngjyrave pastel.

Meghan ka zgjedhur një fustan-pardesy ngjyrë rozë të lehtë që kushton jo më pak se 1085 dollarë. Edhe këpucët ishin në të njëjtat nuanca së bashku me çantën.

Kate mesa duket e ka kuptuar që këto janë ngjyrat që i përshtaten më shumë asaj dhe familjes mbretërore.
Shtuar më 17/07/2018, ora 19:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori