Saimiri e eliminoi, Ariana para se të ngjitej në skenë: Ta dijë mirë motra e tij (FOTO LAJM)

Të hënën që lamë pas, Saimiri eliminoi Ariana Shabanin nga 'Love Story'. Ai u shpreh se mes tyre nuk ka më shumë se tërheqje fizike.

Para se të ngjitej në skenë në natën e 9-të të spektaklit, Ariana ka dhënë një intervistë për rubrikën "Daily Love Story". Ajo është pyetur rreth 'amanetit' të motrës së Saimirit, e cila në klipin prezantues u shpreh që vajzat t’ia kenë kujdes vëllanë.

"Mua nuk më ka dhënë shumë mundësi Saimiri që të kujdesesha për të, ne thjesht kemi pasur një takim dhe jemi takuar shumë pak. Ta dijë mirë motra e tij. Por e them me 100% se nëse do më kishte dhënë më shumë mundësi Saimiri, do të kujdesesha më shumë se askush tjetër për të", ka deklaruar Ariana.

Shtuar më 16/01/2021, ora 15:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori