Saimir Tahiri sërish baba, i një vajze apo i nje djali?
Gruaja e ish-ministrit te Brendshem, Saimir Tahiri eshte në javët e fundit të shtatzënisë.

Ardhja në jetë e një fëmije është lajmi më i bukur dhe më i veçantë për një familje. Shumë nga personazhet e njohur mundohen që jetën e tyre private ta mbajnë të fshehtë dhe sidomos larg vëmendjes së mediave.

Por së fundmi kemi zbuluar një ‘të fshehtë’ shumë të bukur. Burime për “Bluetooth” kanë thënë se bashkëshortja e ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri, është shtatzënë dhe në javët e fundit të saj.

Familja Tahiri së shpejti do të rritet me djalin e dytë që do të sjellë në jetë Fatlinda Berisha. Edhe pse janë munduar ta mbajnë të fshehtë për një kohë të gjatë dhe bashkëshortja e ish-ministrit nuk ka dalë shpesh në fokusin e kamerave, ky lajm i bukur s’kishte se si të shpëtonte për mediat.
Shtuar më 30/03/2019, ora 09:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori