Saimir Pirgu nominohet në Akademinë Grammy Awards (FOTO LAJM)

Tenori shqiptar Saimir Pirgu është i pari artist shqiptar i cili është nominuar nga Akademia e Ҫmimeve Grammy, për rolin e tij brilant në operën Krol Roger (Mbreti Roger), me regjisor Kasper Holten dhe dirigjent Antonio Pappano.

Pas shpalljes së nominimeve nga Akademia e Ҫmimeve Grammy, Pirgu ka postuar lajmin edhe në profilin e tij zyrtar në Instagram, duke falenderuar dhe uruar të gjithë kolegët për këtë lajm fantastik.

“Best Opera Recording” (Regjistrimi më i mirë operistik) është kategoria ku Pirgu është nominuar bashkë me kolegë të tjerë të tij. Opera Krol Roger është vënë në skenën prestigjioze të Royal Opera House, në Londër. /albeu.com/
Shtuar më 07/12/2016, ora 17:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori