Saimir Kodra mohon gjithë akuzat e Alesia Bamit
Alesia Bami iku gjithë bujë nga Klani dhe madje deklaroi se deri në atë ditë kishte punuar pa kontratë.

Mbrëmjen e sotme, gjatë emisionit investigativ, ishte Saimir Kodra ai i cili ndonëse nuk përmendi emra, theksoi se balerinat punojnë sipas rregullave, me kontratë dhe siguracione.

Gjatë një njoftimi për të ftuar të gjitha vajzat që dinë të kërcejnë,të paraqiten për të qenë pjesë e “Stop”, ai i kushtoi vëmendje faktit se aty, balerinat punojnë në bazë të një kontrate, si për të hedhur poshtë deklaratat e ish-velinës.

Alesia ndërkohë nuk ka reaguar. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2019, ora 23:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori