Sadna dhe Alek, trafikantë droge? Aktorët reagojnë pas lajmit tronditës
Sara Khan dhe Angad Hasija, dy aktorët e njohur të Bollywood-it, mendohet të jenë thirrur nga Zyra e Kontrollit të Narkotikëve (NCB), nën akuzën e shpërndarjes së drogës.

Të enjten (24 shtator), aktorja e njohur Abigail Pande dhe i dashuri i saj koreograf u arrestuan nga policia, pasi braktisën shtëpinë në mëngjes.

Sipas raporteve, Abigail dhe Sanam kanë përmendur gjatë dëshmisë emrat e Sara Khan dhe Angad Hasija për shitje droge. Sidoqoftë, kur u kontaktuan, Sara Khan dhe Angad Hasija mohuan çdo lidhje me tregtinë e drogës.

Në një bisedë ekskluzive me televizionin ‘India Today’, Sara Khan tha: "Nuk kam informacion për këtë. Unë e mësova nga mediat që është përmendur edhe emri im. Unë nuk kam marrë kurrë drogë. Nuk e di si dhe pse u përmend emri im.

Ndoshta, sepse jam parë në festa, më pëlqen të jem pjesë e festave, por nuk mund të pranoj që emri im të përdhoset në mënyrë të tillë.

Të jesh në party nuk do të thotë të jesh e droguar apo të merresh me drogë. Sinqerisht, nuk kam ndonjë informacion për këtë, por nëse ndodh diçka, do t'ju njoftoj”.

Më tej aktorja tha se “do të kërkoja nga të gjitha mediat të mos transmetonin lajme të rreme. Ju lutemi, tregoni çfarë është e vërtetë dhe mos abuzoni me emrin e askujt.”

Së bashku me Sara Khan, edhe kolegu i saj Angad Hasija është bërë pjesë e hetimit. Lajmi ende nuk është zyrtar, por mendohet se edhe Angad është bërë pjesë e këtij rrjeti droge.

Angad Hasija është në Chandigarh, duke xhiruar për videoklipin e tij të ardhshëm. Duke folur për Televizionin India Today, Angad Hasija tha: "Jam shokuar pasi kam dëgjuar lajmin. Është një lajm i rremë dhe nuk kam asgjë për të shtuar. Emri im po keqpërdoret në këtë çështje, gjë që është shumë e gabuar."

Sara Khan është bërë pjesë e ekranit prej më shumë se 13-vjetësh. Ajo u bë e famshme me rolin e Sadnës në serialin “Bidaai”, por ka qenë pjesë edhe e shumë shfaqjeve televizive.

Hetimi i policisë duket se po zgjerohet me shpejtësi, pasi jo vetëm Bollywood-i (industria e filmit), por edhe televizioni është implikuar në rrjetin e drogës.

Shtuar më 25/09/2020, ora 19:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori