Sadija shigjeton Arminën, ja mesazhi që e gjunjëzon para djalit të Berishës
Pëlqej
Nuk janë të paktat rastet kur ish gruaja e Shkëlzen Berishës godet me statuset e saj. I radhës duket se i dedikohet Arminës, kjo dhe pas sulmit të ndjekësve të kësaj të fundit lidhur me ndryshimin në look-un e saj, duke e krahasuar me një kopje të Sadijes. Por kjo e fundit nuk e ka lënë me kaq, pasi mesazhi që ka përcjellë në rrjetin social Facebook është shumë i fortë.

Sadije Berisha flet për një të ashtuquajtur mendësi në vendet postkomuniste, ku sipas saj, vajza të reja dhe të varfra pranojnë të bëhen dashnoret e burrave të pasur, për një jetë më të mirë. Ajo shkruan se në Shqipëri ka vajza 19 vjeçare, ose më të vogla që pranojnë të bëhen dashnoret e meshkujve të martuar dhe me pushtet.

Sipas saj, këta meshkuj mbajnë nga dy ose tre vajza të tilla, pasi ua lejon mjedisi maskilist shqiptar. Gjithashtu, Sadija thotë se barrën e këtyre tradhtive e mbajnë gratë e këtyre burrave, të cilat me gjithë “njollat e divorcit”, duhet të rritin edhe fëmijët pa figurën atërore.

"Ka vajza 19 vjeçare që kanë ambicie të bëhen dashnoret e burravemartuar dhe me fëmijë dhe disa prej tyre e nisin këtë karrierë më të reja se aq. Kjo është një mendësi aktuale mes vajzave në vendet ish komuniste si Shqipëria, Rumania, etj.

Burra të martuar dhe me pushtet, janë të prirur të përfitojnë nga vajzat e reja që jetojnë në varfëri, duke u ofruar atyre një jetë me udhëtime luksoze fundjavave në vendet që ato vetëm mund t’i shohin në ëndrra apo në televizion.

Dhurata të shtrenjta, veshmbathje firmato i bëjnë këto vajza të duken më me fat në lagjen e tyre. Për fat të keq, këto nisin ta shohin veten e tyre si modele për vajzat e tjera të mjera dhe që dëshirojnë të njëjtën jetë përrallore, ku princi i martuar, nuk kursen asgjë për to.

Burra si këta, kanë 2 ose 3 vajza të reja për “shërbimet” e tyre dhe ndihen si mbretër të botës. Ndërsa gratë e tyre pranojnë tradhtinë dhe marrin përsipër rritjen e fëmijëve pa prezencën e babait.

Gratë dhe fëmijët i vuajnë pasojat më shumë, pasi edhe divorci nuk është një zgjidhje e mirë në Shqipëri. Një grua e divorcuar me fëmijë gëzon një status të ulët dhe konsiderohet si “mall i përdorur” në tregun e beqarëve, të një bote që udhëhiqet nga meshkujt dhe dëshirat e tyre egoiste.

Unë e kuptoj që kur je e varfër bën atë që di të bësh më mirë me shpresën për një jetë më të mirë. Unë nuk i paragjykoj vajzat e reja dhe të varfra të vendeve postkomuniste. Jam me fat që nuk kam qenë e varfër asnjëherë që ta shes veten kaq ulët te dikush për t’u bërë dashnorja.

Por e kuptoj se varfëria i krijon këto situata dhe se disa prindër, madje i shtyjnë vajzat e tyre që të sillen kështu për një jetë më të mirë. Unë shpresoj që vajzës sime ti mësoj vetëvlerësim dhe që t’i arrijë vetë ambiciet e saj, në vend që të bëhet dashnorja e ndonjë burri të martuar, duke shpresuar që ai të ketë mjaftueshëm para dhe njohje, që asaj t’i hapen dyert.

Dua t’i mësoj që të respektoj veten dhe gratë e tjera. Të jetë ambicioze mjaftueshëm për t’u bërë një modele e mirë për vajzat e tjera të reja, duke u treguar atyre se mund të bëhen dikush në jetë edhe pa qenë nevoja për të bërë seks me njerëz të fuqishëm.

Zemra ime rreh si e një gruaje të neglizhuar me fëmijë, e burgosur në një martesë të ngjashme. Nëse në këtë botë ka një vëllazëri burrash, ku gjendet ajo e grave?

Pse gratë nuk ndalojnë së luftuari mes tyre, për të ndalur këto abuzime?", përfundon mesazhi i saj. /albeu.com/
Shtuar më 01/12/2015, ora 09:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori