Dëshmia tronditëse për vrasjen në Bathore: E ëma përqafoi djalin dhe i tha “Bravo të qoftë!”

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Bathore.

Këtë herë ka qenë kunata e Jetmirës, nusja e vëllait të së ndjerës, e cila e ka parë të gjithë skenën e krimit, pasi atë ditë po shoqëronte Jetmirën të mblidhte plaçkat e cila ka nxjerrë detaje mizore në dritë.

“Policia e bindi atë, bëmë sërish të njëjtën gjë. Sapo ikën policët, kishin mbet vetëm pak gjëra për të marrë. Në atë moment më thërret djali mua, del Agroni dhe thotë kush është ai, i them është djali im dhe po i them të iki.

Në atë moment vjehrra vjen aty më nxjerr mua nga oborri, kur dal te porta e shoh atë me automatik lart ndërsa kunata ishte në oborr…ai e qëlli me një plumb kunatën…më qëlloi edhe mua por unë ika me vrap…pas tmerrit u ktheva dhe e gjeta nënën e tij të përqafonte të birin dhe i tha: Bravo të qoftë”-është shprehur ajo.


Shtuar 18.09.2020 11:33