Sabri Fejzullahu tregon pengun e madh në jetë: Ndalova gruan nga xhelozia
Sabri Fejzullahu u shpreh se bashkëshortja e tij kishte një zë shumë të mirë por ishte e bukur dhe kishte frikë mos ia merrnin.

Por premtoi se këtë vit dot të nxjerrë një këngë me Nerën për ti mbushuar asaj një boshllëk.

Nerën e kam ndaluar të këndoj. Ka pasur një zë shumë të mirë. Ermali është 200% ngjyrë dhe emocion i Nerës. E ka dashur këngën edhe sot e kësaj dite. Unë ia ndalova. Këtë Vit të Ri do të bëjmë një këngë bashkë.

Ka qenë shumë e bukur ndaj ia ndalova. Thosha ma merr dikush. Sinqerisht. Ishte shumë e bukur dhe është akoma ia hëngsha shpirtin. I thashë më lër mua të këndoj, unë jam mashkull le të më afrohem, s’bëhet nami. I ndalova diçka që e ka pasur jetë dhe e ka. Ma përmend dhe i mbushen sytë me lot e më thotë çfarë më ke bërë. Por xhelozia,”– tha ai i ftuar në emisionin “NIN”.

Shtuar më 16/06/2020, ora 14:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori