Sabri Fejzullahu prezanton publikisht djalin e madh nga martesa e parë (FOTO LAJM)
Shumë prej nesh jemi rritur me këngët e
Sabri Fezullahut, i cili për 50 vjet me rradhë është imazhi që na shoqëron në televizionet shqiptar.
Duke qenë se edhe i biri,
këngëtari i mirënjohur Ermal
Fejzullahu, është pjesë e botës së skenës dhe ekranit, shpeshherë dhe jeta private e këngëtarit ka gjetur vend në media, duke bërë kështu publike edhe anëtarët e tjerë të familjes.
Ndoshta pak e dinë se
këngëtari, përveç Ermalit, ka edhe dy fëmijë nga martesa e parë, një djalë dhe një vajzë – Armendi dhe Adelina.
Së fundmi, Sabriu ka publikuar një fotografi me djalin e madh ku shkruan:
“Djali i jem i madhi Armend – Votra”.
Sabri Fejzullahu i takon gjeneratës së vjetër të këngëtarëve i cili ka arritur që edhe në kohën e re të zë vendin e vet në muzikë. Ai ka bashkëpunuar gjithmonë me kompozitorët më të mirë të vendit. Ai gjithashtu ka luajtur në disa televizione dhe video-filma.
Në filmografinë e tij gjenden mbi 20 filma, shumica të zhanrit komedi. Karakteristikë e xhirimeve filmike të këngëve të Sabriut është përdorimi i tyre për të fuqizuar këngën që ai këndon. Këtë ai e arrin duke e injoruar kamerën dhe në
momente të caktuara e përdorë atë për t´iu drejtuar shikuesit. Zakonisht këto
momente janë të shkurta dhe ndodhin gjatë ngritjes së zërit.
Shtuar më 22/02/2021,
ora 15:41