Sa vjen e shëmtohem! Genta çudit me vlerësimin për veten (FOTO LAJM)

Më shumë se pjesëmarrja në "Big Brother", Genta Gjalpit i dhanë famë fotot nudo të publikuara prej të dashurit të saj disa muaj pasi ajo doli prej reality shoë-t.

Megjithatë, Genta tashmë njihet si "Genta e Big Brother.

Ndonëse ajo nuk është pjesë e televizionit apo medias, Genta gjithmonë tërheq vëmendjen me postimet që bën në rrjetet sociale.

Ajo është mjaft aktive në “Instagram”, ku poston foto e video nga më të ndryshmet nga përditshmëria e saj.

Në profilin e saj, Genta ka publikuar foto gjysmë të zhveshur e sapo dalë nga dushi, apo edhe foto me poza provokuese.

Madje ndonjëherë ajo bën edhe përshkrime me humor në postimet e saj, ashtu siç ka ndodhur së fundmi.

Genta ka publikuar një video kur ka qenë brenda shtëpisë së famshme të “Big Brother” e bashkëngjitur me të shkruan duke qeshur: “Keshtu me mbani mend 😊 Te gjithe sa vijne e zbukurohen, une sa vij dhe [email protected]🤣”.

Shtuar më 12/02/2019, ora 16:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori