Sa me fat Afërdita, kështu e uron bashkëshorti për ditëlindje (FOTO LAJM)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj feston sot ditëlindjen e saj të 33-t. Ditën e djeshme ajo na zbuloi dhuratën e parë që kishte marrë nga motra e saj, Jehona, ndërsa sot nuk ka munguar urimi i ndjerë nga partneri me të cilën kurorëzoi dashurinë në martesë rreth 1 vit më parë, Jakub Kindl.

“Gëzuar ditëlindjen për një njeri special i cili po i sjell shumë gëzim zemrës sime. Jam falenderues për çdo moment që kalojmë bashkë dhe shpresoj që lumturia jonë mos të mbarojë asnjëherë”,- ka shkruar sportisti në postimin e tij në ‘Instagram’ së bashku me një galeri fotosh të Afërditës gjatë momenteve më speciale të tyre.

Nuk dihet ende se çfarë dhurate apo surprize ka rezervuar Jakub për bashkëshorten e tij, duke qenë se ai ka zgjedhur ta habisë herë pas here këngëtaren me udhëtimet e papritura, megjithatë kjo pritet të zbulohet nga vetë Afërdita në orët në vazhdim. Me siguri kjo do të jetë një nga ditët më të bukura të artistes, pasi ajo feston pranë bashkëshortit dhe njerëzve më të dashur të saj si mamaja dhe motra.
Shtuar më 19/07/2019, ora 17:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori