Sa fitohet nga tallavaja? Muharrem Ahmeti me BMW X6, 100 mijë euro (FOTO LAJM)

Dikur reklamonin pasurinë e tyre, përfshirë këtu makina luksoze dhe gjëra të tjera, ndërsa tani këngëtarët e njohur siç duket nuk e kanë atë status, sepse nuk fitojnë më si më parë. Flitet se shumat të cilat vetë ata i publikojnë sikur i marrin nëpër koncerte, janë vetëm truke marketingu, për të mos rënë në sy se nuk kanë mbrëmje muzikore dhe nuk shkojnë për pak para, pasi troç ta themi, tallavaja ua ka marrë atyre punën.

Duetet e stilit të Sabianit, Mandit, Silvës, Dafit, përfshirë këtu edhe futjen e Kallashit në skenën muzikore, kanë marrë hov kohëve të fundit, aq sa këngëtarët e njohur kanë shumë pak koncerte e mbrëmje.

Flasim për ata këngëtarë komercialë, që nëpër mbrëmje performojnë "playback", ndërsa ata që këndojnë live po shkojnë mirë, përmendim këtu p.sh. angazhimin e Gjyste Vulajt, e cila nuk ka të ndalur.

Ajo që na ka rënë në sy këto vitet e fundit, është këngëtari Muharrem Ahmeti, i cili nuk është thuajse aspak mediatik, por që po bën namin gjithandej nga paraqitet. Bashkëpunimet e tij nuk janë të shumta, por muzika që ai këndon po pëlqehet shumë nga publiku dhe natyrisht ai po fiton shumë.

Këtë gjë e vërtetojnë edhe disa foto, të cilat Muharremi i ka postuar në profilin e tij në Facebook, me një makinë luksoze BMW X6 me targa të Zvicrës, e cila, pasi hulumtuam, pak e përdorur kapte shifrën prej 100 mijë eurosh, shkruan "bluetooth".

Por nuk dihet se për çfarë problemi Muharremit i është ndaluar hyrja në vendlindjen e tij Maqedoni me këtë makinë. Gjithashtu këngëtari ka në Facebook-un e tij edhe fotot e disa makinave të tjera luksoze. /albeu.com/
Shtuar më 01/01/2015, ora 11:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori