“Sa bukur Mario”, grimier i Kim-it vjen në Shqipëri
Grimieri i njohur shqiptar, Mario Dedivanovic, do të jetë nesër në Tiranë për të ndarë me të apasionuarit pas grimit sekretet e tij. Eventi do të nisë në mesditë në Pallatin e Kongreseve.

Agnesa Hadërgjonaj dhe Ketrina Jarazin e njëjta dyshe që solli në Tiranë një tjetër grimier të familjes Kardashian, Ariel Tejadën, janë organizatoret e këtij masterclass-i.

Nëse krejt papritur ju lindi dëshira të ndiqni nga afër këshillat dhe punët e një prej grimierëve më të famshëm në botë, jeni shumë vonë. Biletat mbaruan sa hap e mbyll sytë. Bëhet fjalë për Mario Dedivanovic fundja.

Të 2000 vendet janë shitur, madje biletat VIP që kapin vlerën e 350 eurove u shitën të gjitha që para dy muajsh. 40% e të interesuarve janë të huaj përveçse diçka ndryshe në Tiranë, masterclass-i i Dedivanovic shërben dhe si promovim për qytetin.

Në axhendë planifikohen demonstrime të dy look-eve të ndryshme me anën e një modeleje. Mes demonstrimeve do të ketë një pushim dreke me katering të përfshirë.

Mario të tregojë sekretet e një grimi profesionist, ashtu siç di vetëm ai dhe prandaj foto dhe videot nuk do të lejohen.

Në përfundim të eventit, blerësit e biletave VIP do të marrin çanta me dhurata me produkte të cilësisë së lartë që arrijnë vlerën 1000 euro. Ndërkohë, të gjithë do të marrin paletën e fundit që Mario realizoi me Kim Kardashian certifikata pjesëmarrjeje shkruan anabel.

Masterclass-i do të mbahet në anglisht dhe çdo gjë do të përkthehet në shqip me anë të një përkthyesi.
Shtuar më 25/05/2018, ora 22:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori