Sela shpall fitoren

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela ka folur para mediave ku ka thënë se koalicioni ASh-Alternativa ka korrur fitore në shumicën e komunave në Njësinë 6, edhe atë Gostivar, Bogovinë, Vrapçisht, Bërvenicë, Tearcë.

Ai poashtu ka thënë se kanë fituar në Haraçinë e cila është kthyer në bastion të shqiptarëve, Gazibabë, Kumanovën legjendare dhe në Studeniçan.

Sela poashtu ka thënë se kanë fituar në Saraj, por ka ndodhur fenomeni i mbushjes së kutive të cilat do ti ankimojnë. Sela ka thënë se presin rezultatet përfundimtare ku bëson se kanë fitoren e sigurtë.


Shtuar 15.07.2020 21:51