Rudina shton dyshimet Live ne emision, si ju përgjigj pyetjeve për Alexin (VIDEO)
Prej disa kohësh në media thuhet se moderatorja Rudina Dembacaj dhe bashkëshorti i saj, Aleksi i kanë dhënë fund martesës.

Lidhur me këto lajme Rudina ka preferuar të mos reagojë duke u përpjekur që t’i shmanget kësaj teme.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe mbrëmjen e djeshme në emisionin “Soiree”.

Së bashku me të ftuarit e tjerë, teksa ishin duke folur se me kë bëjnë krushqi lezhjanët, Rudina është pyetur nga Jonida se nga është bashkëshorti i saj.

Akorja duke qeshur ka thënë “unë më mirë mos flas për këtë, unë jam artiste dhe i dua të gjithë”, duke shtuar akoma më shumë dyshimet për ndarjen që po përflitet prej kohësh.

Ndër të tjera ajo ka thënë se “sa të jetë më i mirë e dua sa s’është më se dua”, duke ju referuar partnerëve në përgjithësi.


Këto fjalë shtojnë edhe më shumë dyshime për ndarjen, megjithatë derisa të konfirmohen mbeten në kuadër të thashethemeve.

Shtuar më 10/10/2019, ora 09:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori