Rudina nuk tërhiqet: Agron Llakaj të mos më dalë përpara
E ftuar në rubrikën “Flak Fare” me Kelvi Kadillin në “Pop Culture” ishte aktorja Rudina Dembacaj. Përgjatë pyetjeve, Dembacaj zbuloi shumë gjëra për veten, për karrierën dhe njerëzit që s’i duron dot.

E pyetur nga Kelvi nëse i mungon karriera e mëparshme dhe dalja në ekran, Dembacaj u përgjigj me Jo.

“Jo sepse unë jam aty ku kam dashur gjithnjë të isha. Në një skenë më madhështore dhe njerëz më profesionistë. Teatri është shumë i rëndësishëm për mua. Gjithsesi unë jam mirënjohëse. Edhe Argon Llakajt i jam mirënjohëse, edhe pse s’e duroj dot si individ.”- u shpreh Rudina.

Konstatimi i saj i prerë e bëri moderatorin edhe më kurioz për ta pyetur pse shkruan tch.

“E kam thënë dhe herë të tjera, s’e duroj dot. Dhe i sugjeroj të mos më dalë para.”- vazhdoi aktorja.

Ish-aktorja e humorit ka qenë për një kohë të gjatë pjesë e ‘Al Pazar’, por debatet e vazhdueshme me të, bënë që të largohej nga spektakli, ndryshe nga arsyet që pretendonte Llakaj.
Shtuar më 17/11/2018, ora 17:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori