Rudina Magjistari pendohet për vajzën që e ka kërcënuar: Do tërheq akuzat
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Rudina Magjistari duket se është penduar që i është drejtuar policisë lidhur me vajzën nga Durrësi, që e kërcënonte në rrjetet sociale. Ajo është shprehur se asnjëherë nuk e mendonte se kjo situatë do të precipitonte deri këtu dhe se do të tërhiqet nga akuzat.

E teksa durrsakja rrezikon të dënohet, Magjistari shprehet e penduar. Në një deklaratë për “Bluetooth”, prezantuesja rrëfen se nuk e mendonte që historia do të arrinte deri në këtë pikë.

“Është thjesht procedurë që duhet të ndiqet. Nuk besoj se do të jetë gjë serioze, unë as e dija që do të shkonte çështja deri këtu”, ka thënë ajo.

E pyetur nëse mendon të tërhiqet nga akuzat, prezantuesja pohon: “Do tërhiqem dhe mendoj se ajo duhet të jetë njeri që ka probleme dhe besoj që do zgjidhet në formë tjetër. Nuk mendova se do të shkonte puna deri këtu. Unë nuk u nisa për këtë, absolutisht. Nga ana juridike mendoj se është proces që duhet vazhduar, por ajo e ka kuptuar dhe kaq mjafton”.

Viola Sala rrezikon të burgoset, por sipas Rudina Magjistarit, kjo nuk do të ndodhe. E pyetur nëse i vjen keq për faktin se vajza nga Durrësi mund të përfundojë në burg, ajo tregon: “Jo, nuk besoj se do shkojë puna deri aty, nuk besoj se do të ndodhë gjë”. /albeu.com/


Shtuar më 29/10/2016, ora 11:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori