Rudina Magjistari nis sërish pushimet, publikon pamjen e mrekullueshme mbi re

Rudina Magjistari mbetet një ndër moderatoret më të dashura për publikun shqiptar.

Ndër vite ajo ka mbajtur emisionin e pasdites duke mbërthyer audiencën pas ekranit të televizorit.

Këtë herë Rudina ka vendosur që të marrë rrugën drejt Italisë për të pushuar këtë fundjavë.

"Mbi çizme", shkruan moderatorja në foton e postuar lart në qiell.

Gjatë kësaj kohe shpresojmë që moderatorja të shpërndajë foto nga pushimet atje së bashku me partnerin dhe Mian. /albeu.com/
Shtuar më 16/03/2018, ora 16:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori