Rudina Dembecaj pasi u shkëput nga "Al Pazar" filloi një emision të sajin ku e moderon vetë.
“Mos i fol shoferit”, është emisioni i cili na e paraqet Rudinën si një shofere ku pasagjerë ka personazhe të njohur të showbizzit.
Për shumë nga ne ky mund të ngjasojë me
emisionin “Carpool Karaoke” të James Corden, të cilin moderatorja e njohur
Alketa Vejsiu e kishte premtuar pak muaj më parë në Instagram, por që duket projekti ka mbetur në letër.
Mos vallë
Rudina i vodhi idenë Alketës dhe prandaj kjo e fundit nuk po e realizon
emisionin?
Pikërisht, kësaj pyetjeje Dembacaj i është përgjigjur mikrofonit të Thumb.
“
Alketa ka komplet një patentë tjetër. Te formati im nuk këndohet sepse unë jam një stonaturë e gjallë dhe zhvillohet në taksi, jo në makinë…ka një ndryshim”, – tregon
Rudina. /albeu.com/
Shtuar më 23/07/2017,
ora 13:03