Rudina Dembacaj pranon për herë të parë ndërhyrjet estetike
Aktorja e njohur e humorit, Rudina Dembacaj, është e njohur për profilin e hapur që ka krijuar në publik.

Mbrëmjen e të shtunes, në “Xing me Ermalin”, ajo tregoi edhe një sekret të cilin e ka mbajtur të fshehur që nga periudha e lindjes së vajzës. Pas lindjes, si çdo nënë edhe Rudinës i ka rënë gjoksi, duke e detyruar atë të kryejë ndërhyrje.

Rudina tha se gjoksi është i saj, dhe se nuk ka abuzuar me ndërhyrje të tjera.

“Unë kam qenë e shëndoshë dhe kur u dobësova, gjoksi u bë për tu futur në xhepa. Është hera e parë që po e them. Kam bërë ndërhyrje estetike, i mora gjokset nga xhepat, i ngrita ku e kanë vendin, por janë të miat. Ato që kisha thjesht i sistemova. Jo, nuk kam hequr dhe as nuk kam shtuar. Nuk është gjoks fallco, është gjoksi im”, u shpreh Rudina. /albeu.com/
Shtuar më 04/06/2018, ora 15:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori