Rudina Dembacaj dhe Agron Llakaj bashkohen sërisht?
Janë dy nga personazhet që kanë bërë të flitet për ta për shkak të bashkëpunimit që kanë patur në skenë dhe më pas për zënkën e tyre.
Por duket se komediani Agron Llakaj dhe aktorja Rudina Dembacaj do të bashkohen sërish në një format televiziv.

Moderatorët e emisionit “Chaud Patate” në NRG Radio zbuluan emrin e personazhit që do të jetë përballë fëmijëve të hënën e ardhshme në emisionin "Në kurthin e Piter Pan" ku Rudina është pjesë e formatit.

Pjesëmarrja e Llakaj do të pritet me shumë kuriozitet dhe për shkak të konfliktit që Goni ka pasur me një nga personazhet e emisionit, Rudina Dembacaj.

Si do të sillet Rudina përballë Agronit, pasi ajo është shprehur se nuk do ta ftonte asnjëherë atë në emisionin e saj “Mos i fol shoferit”? Do zgjedhi të mos dalë fare në skenë apo do të tregohet profesionale duke u veshur nën petkun e personazheve që bën dhe duke e lënë pas konfliktin e të shkuarës?/Nrg Radio/


Shtuar më 12/04/2018, ora 11:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori