Rrjeti nxjerr zbuluar Dojna Memën, është e dashuruar me këngëtarin shqiptar (FOTO LAJM)
"Në jetë duhet të gjesh dikë që të dashuron, kujdeset për ty dhe të bën
foto të bukura.", ishin këto fjalët e Dojnës vetëm pak ditë më parë ku në një
foto kapur për dore me të dashurin rriti kuriozitetin e ndjekësve.
Ashtu sikurse u aludua menjëherë pas fotos së
publikuar prej saj dhe me sa kemi kuptuar nga
rrjetet sociale fatlumi është pikërisht
Vlashent Sata.
Nga fotot e publikuara prej tyre në
rrjetet sociale shohim se kanë qenë në të njejtat vende dhe po ashtu i kanë
publikuar në periudha të njejta.
Kujtojmë se një vit më parë ajo u përfol për një marrëdhënie të mundshme me
Vlashent Satën dhe shkak u bë pjesëmarrja e saj në videoklipin e këngëtarit, të titulluar ‘Copëzat’.
Megjithatë, ata nuk i pranuar këto zëra, por tashmë nuk ka më vend për dyshime.
Shtuar më 28/09/2020,
ora 14:21