Rrikthehet skandali Loredana: Mozzik blen një tjetër makinë luksoze, reagon ashpër zvicerania (FOTO LAJM)

Mozzik dhe Loredana 2 ditë më parë treguan për ndjekësit në Instagram një foto me makinën e re, një veture super luksoze të tipit Mercedes Benz.

Mbi foto Mozzik kishte zgjedhur të shkruante: “Mirëseerdhe në shtëpi, shpirt”, që mesa duket mezi e priste një ndryshim të tillë.

Por gruaja e cila supozohet të jetë mashtruar nga Loredana dhe vëllai për një shumë prej 900 mijë frangash, ka reaguar lidhur me kërkesën e Loredanës.

E njohur si Petra Z., iu referua kërkesës së Loredanës për avokat shtetëror si shenjë mungese parash, shkruan gazeta zvicerane Blick.

“Nuk ka para për shpenzime ligjore, por mesa duket paska sa të duash për një Mercedes Benz të ri. Tani ata kanë tri vetura, ndërsa ne jetojmë në varfëri. Kjo gjë po më shkatërron” , u shpreh ajo.

Ndryshe, Petra Z. nuk e ka akuzuar vetëm çiftin, por edhe kunatin e reperes, Getinjon, i cili thuhet se i ka marrë para nga llogaria bankare me justifikimin se ka nënën e sëmurë.
Shtuar më 26/06/2019, ora 13:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori