Rikthehet Ornela Bregu, tashmë në "E diell"
Pëlqej
Ndonëse kemi vite pa e parë në ekranet tona, Ornela Bregu ka menduar rrikthimin e saj tashmë në "Top Channel". Atë do ta shohim çdo të dielë në emisionin "E diell", ndërsa ende nuk dimë se çfarë kanë menduar organizatorët për të qënë partneri i saj në skenë.

Pavaresisht se jemi mësuar të shikojmë tre miqtë, Xhemin, Arbanën dhe Ledionin që prezantojnë këtë format gjatë së dielës, ky vit do të jetë me risi.

Mësohet se ajo ka nisur provat për spektaklin, që këtë vit do të vijë me ndryshime. Këto kohë që nuk e kemi parë Ornelën në ekranet tona, i është përkushtuar me kohë të plotë familjes së saj. Kjo duket qartë dhe nga fotot që ajo ka postuar në Instagramin e saj, ndërsa pak kohë më parë ka qënë me pushime me ta. /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2014, ora 09:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori