Rikthehet "Big Brother", kush do prezantojë reality-shown këtë vit
Pas spekulimesh të shumta për nisjen e formatit reality-shoë këtë sezon të ri, më në fund e kemi një konfirmim.

“Big Brother” po rikthehet në “Top Channel” dhe madje është bërë i ditur vendi ku do të jetë shtëpia.

Skenografi Fatmir Minga ka rrëfyer për “Top Channel” se reality-shoë do të rikthehet shumë shpejt në ekran dhe që tani kanë nisur përgatitjet e shtëpisë.

Minga ka treguar se “Big Brother” kësaj here nuk do të jetë larg studiove të “Top Channel”, por në studion e re “Nova”.

“Jemi në ambientet ku posa kanë filluar punimet e BIG Brother-it. Kam një kënaqësi ta them sepse për Big Brother është hera e parë që kthehet në shtëpi, gjithmonë kemi pasur ambiente jashtë televizionit. Do të jetë një BIG BROTHER i madh siç di të bëjë TOP CHANNEL , me studio gjigante dhe përgjegjësi maksimale nga ana vizuale.”- ka thënë skenaristi.

Arbana Osmani pak ditë më parë postoi në InstaStoryn e saj foto nga koha kur prezantonte shown e madh duke e lënë audiencën të kuptoi se moderatoria do ti rikthehet përsëri moderimit të "Big Brother"

Shtuar më 03/09/2019, ora 09:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori