“Rri me burrat e shoqeve më shumë se ato vetë”, habit këngëtarja shqiptare
Fjolla Morina është përfolur shumë për faktin se nuk ka një burrë në jetën e saj por ka dy fëmijë.

Pak muaj më parë Fjolla ishte në qendër të vëmendjes për sherrin me ish-të dashurin e Morena Tarakut, iraniani Sasha Sobhani.

E ftuar sot në "Thumb", Fjolla u shpreh se Morenën e ka mikeshë dhe nuk është ajo natyrë që do shikonte të dashurin e saj.

"Unë me Morenën jemi shoqe të ngushta dhe ai tipi ishte i sëmurë mendor. S’jam tip që i kqyr burrin asnjërës, s’jam ajo natyrë. Unë më shumë rri me burrat e shoqeve të mia se me ato. Më njofin se kush jam dhe prandaj më lënë të rri me ta pa asnjë problem", është shprehur Fjolla. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2019, ora 20:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori