Armina Mevlani ka qenë e ftuara sot në emisionin e pasdites në TV Klan me moderatoren
Rudina Magjistarin.
Armina rikthehet pas dy javësh punë intensive në Milano dhe Paris.
Ajo ishte te “
Rudina” për të folur kryesisht për këtë eksperiencë. Megjithatë ajo s’mund të mos i përgjigjes edhe pyetjeve lidhur me bashkëjetuesin e saj Shkëlzenin Berishën dhe
familjen e tij.
Rudina duke dashur të zbuloj disi
marrëdhënie është ndalur pak në faktin se javën e kaluar Sali Berisha foli për “nusen” e shtëpisë gjatë intervistës në emisionon “Xing me Ermalin”.
“Sigurisht që u ndjeva mirë, m’u bë qejfi”,-është shprehur
Armina duke theksuar se ajo nuk ka patur kurrë probleme me
familjen e partnerit të saj madje ka
marrëdhënie shumë të mira. Kjo deklaratë ndoshta do i jap fund thashethemeve që e duan Arminën të ketë raporte të këqija me Argitën, motrën e Shkëlzenit dhe vajzën e saj, Dasarën./Albeu.com/
Shtuar më 07/10/2016,
ora 21:00