Rreth 9 mijë euro një fustan, ndjekësit të "shokuar" nga shpenzimet e Xhesika Berberit (FOTO LAJM)

Xhesika Berberi është një ndër modelet shqiptare që prej vitesh po zhvillon karrierën e saj në Amerikë.

Ajo është bërë e njohur që në moshën 14-vjeçare dhe në daljet e para është zbuluar nga fotografi shumë i njohur Fadil Berisha

Së fundmi bukroshja ishte e ftura në emisionin ‘Shiko kush luan’. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe bukuroshja u shfaq simpatike si gjithmonë, me një fustan të bukur që e tregonte shumë elegante.

Por fustani që shihni ka një çmim të 'kripur'.

Faqja e njohur në Instagram "What they Wearin" ka zbuluar që fustani i modeles kushton plot 8,600 euro ku nuk kan munguar as reagimet e ndjekëve të çuditur.

Shtuar më 28/09/2020, ora 12:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori