“Jemi turistë!” U kapën në uzinën e Poliçanit, lirohen 4 çekët

Katër shtetasit çekë të cilët u kapën në uzinën e Poliçanit duke bërë fotografi, janë liruar.

Dy prej tyre ishin futur në një tunel dhe dy të tjerë po bënin fotografi, ndërsa dy të tjerët u kapën jashtë ambienteve të uzinës.

Sipas burimeve mësohet se çekët do të hetohen në gjendje të lirë.

Çekët kanë pretenduar se janë turistë dhe se kishin ngatërruar rrugën dhe për pasojë kishin përfunduar në një prej tuneleve që të çon në uzinë.

Ndërkohë, prokuroria e Beratit do të vijojë hetimet në gjendje të lirë për këta shtetas.