Rrëmben gjithmonë vëmendjen, vajza e Madonna-s kapet "mat" me të dashurin në plazh (FOTO LAJM)

Teksa pushonte në brigjet e Tulum-it, në Meksikë, vajza e yllit të pop-it, Madonna-s tërhoqi vëmendjen e paparacëve me dukjen e saj ekstravagante. Modelja 24-vjeçare, Lourdes Leon u pa nën shoqërinë e të dashurit të saj, Jonathan Puglia, teksa shkëmbenin përqafime, puthje dhe shijonin rrezet e diellit.

Lourdes, e njohur nga miqtë dhe familjarët si Lola mbante veshur bikini minimaliste. Kimia mes çiftit ishte mëse e dukshme… Burime për revistën “OK!” rrëfejnë se Madonna është tepër e përfshirë në lidhjen e së bijës.

“Ajo i shkruan vazhdimisht në celular, ku e pyet se si po shkojnë gjërat mes tyre. Kërkon vazhdimisht të dijë se kur lidhja do të kalojë në një nivel më serioz”, shprehet dikush.

Madje arrihet deri aty, sa një burim i afërt me familjen pretendon se raporti që Madonna vendos me fëmijët është disi mbytës.

“Ashtu si me çdo gjë tjetër në jetën e saj, këngëtarja përfshihet tejmase në prindërim”.

Kujtojmë se Madonna është mama e gjashtë fëmijëve, dy djemve Rocco 20 dhe David Banda 15, si dhe vajzave Mercy 14, Estere dhe Stelle, nga 8 vjeçe. Lourdes Leon erdhi si fryt i dashurisë mes artistes dhe ish-trajnerit të saj personal, Carlos Leon. Romanca e tyre zgjati tre vite, madje u shoqërua me zëra të shumë që përflisnin një fejesë të mundshme.
Shtuar më 01/02/2021, ora 11:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori