“Rregulloni hartën e Kosovës”, Flor Binaj kap detajin në foton e Klanit

Aktori i humorit Florjan Binaj vuri re një detaj gjatë transmetimit të motit në Tv Klan, i cili na kishte shpëtuar.

Siç mund ta shihni në foton e mëposhtme, vija që tregon kufijtë e Kosovës është në ngjyrë më të zbehtë krahasuar me shtetet e tjera.

“Një këshillë miqësorë miqve kolegë te Tv Klan: Rregulloni hartën e Kosovës si shtet të pavarur, jo si ‘kufij të diskutueshëm’.”

Referuar legjendës së hartës, në Google, kufijtë e disa shteteve shënohen me ngjyra të zbehta, pasi konsiderohen “kufij të diskutueshëm”.

“Vetëm Serbia, shtetet që s’e kanë njohur ende [si shtet të pavarur] dhe Google me Yahoo, i quajnë ende të diskutueshëm kufijtë e Kosovës shkruan anabel.

Mos e merrni për keq, është thjesht një këshillë shumë miqësore për një ~pakujdesi padashje~!” – shton ai.

Shtuar më 18/12/2018, ora 16:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori