Rregulla të forta mbretërore, fëmijëve të Kate iu ndalohen rreptësisht këto gjëra
Pëlqej
Princ William dhe Kate Middleton janë shumë privatë për sa i përket jetës së tyre familjare dhe mirë bëjnë. Sidoqoftë, diçka e vogël u mor vesh. Së fundi, u zbulua ç’lodër çifti mbretëror nuk u lejon kurrsesi fëmjëve.

Sipas Us Weekly, një burim pranë çiftiot tha se ata kanë ndaluar përdorimin e iPad-ëve në shtëpi.

“iPad-ët shihen si lodrat e mamit dhe babit, jo të fëmijëve,” shpjegon burimi. “Ngaqë vetë u rritën pa pajisje elektronike, William dhe Kate janë fansa të lodrave të vërteta, lojërave në ambient të hapur dhe imagjinatës aktive shkruan anabel.”

Për më tepër, kur Princi George të nisë shkollën, e ka të ndaluar të ketë një shokë të ngushtë, pasi do t’i bëjë shokët e tij të tjerë të ndihen inferiorë.
Shtuar më 12/10/2018, ora 19:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori