Rrëfimi tronditës: Amber Heard qëndronte shtrirë në dysheme, lakuriq dhe e gjakosur
Mikesha e aktores Amber Heard tha sot në gjykatë se kjo e fundit ishte lënë lakuriq dhe e gjakosur në dysheme, ndërsa ish-bashkëshorti i saj, Johnny Depp, “urinonte mbi mobiliet”, ndërsa ishin në Australi.

Raquel Pennington, e cila thotë se është një nga mikeshat më të mira të aktores, megjithatë mohoi në gjykatë se e kishte parë ndonjëherë Depp të godiste Heard.

Ajo tha se pas episodit në Australi, ishte frikësuar për jetën e shoqes së saj.

Pennington dëshmon po ashtu se Heard i kishte thënë se ishte zënë me ish-bashkëshortin për shkak të problemit të tij me pijen dhe se ai kishte hedhur mbi të shishe dhe gota.

“Ajo më tha se në një pikë Johnny shqeu fustanin e saj të natës dhe ajo ishte e zhveshur në tokë, e lagur me alkool dhe duke i dalë gjak pasi ishte çarë nga xhamat e shisheve në dysheme. Amber më tha se Johnny kishte prerë edhe vetë gishtin dhe më pas kishte shkruar me bojë muret e shtëpisë. Ajo më tregoi se ai po ashtu kishte filluar të urinonte mbi mobiliet e shtëpisë me qira që ata kishin marrë“, ka rrëfyer Pennington në gjyq.

Shtuar më 24/07/2020, ora 22:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori