Rrëfimi prekës i Sara Hoxhës: Patëm një fëmijë tjetër para Londonit, por nuk e njohëm
Sara është vajza e dytë e themeluesit të Top Media, Dritan Hoxha. Ajo është nënë tashmë dhe sëfundmi ka ardhur me një rrëfim prekës, ku flet edhe për një fëmijë që çifti e ka humbur.

Trashëgimtarja e TCH ka rrëfyer se dashuria e saj me Ledionin nuk ishte me shikim të parë por pas 15 vitesh dhe erdhi në një kohë kur ajo as nuk e mendonte të qëndronte në Shqipëri, por sipas saj fajin e kishte Ledioni që u lidh me "vajzën e shefes".

Ajo ka rrëfyer se si më pas dyshja donin shumë të krijonin një familje dhe të bëheshin prindër.

Aho rrëfen: London ishte me vetëdije të plotë. Ne kemi patur një shtatzëni përpara London, që fatkeqësisht u ndërpre në mes, sepse zemra e bebit pushoi së rrahuri.

Dua ta them këtë, sepse është diçka që u ndodh shumë njerëzve, është shumë e trishtë, por dua që të kuptojnë që nuk është përfundimtare ajo ndjesi.

Ti e mban mend se sa u mërzitëm për një fëmijë që ishte sa një kikirik, që as nuk e njohëm, dhe aty e kuptuam sa shumë donim që të krijonim një familje tonën.

Të bëhesh nënë është e vështirë, kurdo që vjen ndonëse unë u bëra 21 vjeç.

Edhe 30 vjeç nuk është se do të dija të bëja më shumë se tani… Nuk ka një libër me udhëzime.

Unë kam lexuar pafund libra, kam kërkuar me orë të tëra online, por të jesh mama është instiktive. London Noor për mua është çdo gjë, asnjë sakrificë nuk është më e madhe se ai.

Sidoqoftë me mbështetjen e duhur, asnjë nuk ka pse të zgjedhë. Arrin t’i bësh të gjitha, sigurisht prioritetet ndryshojnë, por ekuilibrin e ke ti në dorë.

Kur më pyesin a do ishte më mirë të kishe pritur, e mendoj që edhe mund të kisha pritur, por shkoj në shtëpi, e shoh atë në sy, dhe them ‘joooo, kjo është gjithçka në jetë’.
Shtuar më 16/10/2018, ora 09:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori