Rrëfimi mes lotësh të Emina Cunmulajt: Dua t’i ngjaj mamit sa thoi i gishtit te këmbës (FOTO LAJM)

Modelja e njohur, Emina Cunmulaj ishte ftuar sot në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, teksa ka bërë një rrëfim si asnjë herë më parë rreth jetës së saj personale.

Ajo tregon se humbjen e nënës së ndjerë e ka përjetuar shumë dhe mungesën e saj e ndjen ende, teksa shton se e konsideron atë si një engjëll që e shoqëron dhe bekon në çdo hap të jetës së saj.

Emina tregoi se njerëzit e pyesin shpesh se pse ndihmon kaq shumë dhe përgjigja e saj ishte se do t’i ngjajë nënës së saj “sa thoi i gishtitkëmbës”.

“Gjatë luftës kanë kaluar shumë refugjatë që mami im i ka dhënë bukë për të ngrënë, rrobat tona ua ka veshur atyre. Mami është një engjëll që e kam kudo me vete ku shkoj, është një femër që ka qenë më e forta në këtë botë, ka luftuar për gjithçka, së pari për veten, pastaj për 6 fëmijë se ne jemi 3 motra, 3 vëllezër.

Shumë njerëz pyesin pse i bën këto gjëra, pse ndihmon njerëzit. Unë nuk di ndryshe. Mami im ka patur shpirtin më të bardhë në botë. Dua t’i ngjaj mamit sa thoi i gishtit te këmbës”, tha ajo.

Mirela Milori: Mami jot është kaq krenare për ty sepse e ka lënë atë shpirtin e bardhë ty dhe ti je një vajzë me shpirt kristal.

Emina Cunmulaj: Unë them ta kisha vetëm thojin e gishtitkëmbës siç e ka pasur ajo, por nuk e kam.

Mirela Milori: Unë mesa të njoh dhe mesa kam parë, di të them që ti ke një shpirt kristal.

Pavarësisht se është larguar prej vitesh drejt SHBA-ve, Cunmulaj vijon të jetë aktive me veprat e bamirësisë në Shqipëri. Cunmulaj është zv/presidentja e “Fundjavë Ndryshe”, fondacion i cili ka ndihmuar mijëra familje shqiptare ndër vite.
Shtuar më 25/09/2020, ora 18:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori