Rrëfimi i rrallë i Dj Sardit, i ati nuk ia pëlqen këngët
DJ Sardi, një ndër më të preferuarit e rinisë shqiptare. Për emisionin “Jo Vetëm Modë”, Dj Sardi rrëfen prapaskenat e këngës me ritme funky-disko.

“Kur e kam nisur projektin nuk kam patur një ide të saktë për këngëtarin dhe ishte shumë e vështirë të gjeje dikë që ti përshtatej. Për shumë kohë kanë qëndruar në kompjuterin tim dhe më pas më erdhi një ide për Albanin.

Ia propozova, i pëlqeu shumë dhe tani është finalizuar. Klipi na ka marrë kohë. Nuk është një këngë diskotekash, është këngë radioje dhe profesionale. Muzika nuk është vetëm në klab, është dhe në makinë edhe në dush”, tha Sardi.

Por edhe përse është një ndër DJ më të suksseshëm në Tiranë, i ati i Dj Sardit kompozitori i njohur Flamur Shehu, gjithmonë ka kritika për të birin.

“Unë konsultohem me babin tim, por në fund të një projekti sepse në fillim ai është i prerë, më thotë nuk bën”, tha Dj.

Dj Sardi paralajmëroi se po punojnë për të sjellë një bashkëpunim me këngëtaren Venera Lumani. /albeu.com/
Shtuar më 29/04/2018, ora 09:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori