Rrëfimi i pazakontë i Eni Çobanit: Valbona Selimllari me mori ëndrrën... (FOTO LAJM)

A e dini se Eni Çobani dhe ish-Miss Shqipëria Valbona Selimllari janë bashkëmoshatare? Dhe jo vetëm kaq.

Dy femrat e njohura të ekranit dhe publikut shqiptar që në adoleshncë kanë ndarë të njëjtat ëndra.

Juristja e njohur dhe njëkohësisht drejtuesja e emisionit “Shihemi në gjyq” ishte e ftuara kryesore e kësaj jave në emisionin “Thumb” të Aulonës dhe Fatmës në “ABC Neës”.

Ndër të tjera, sigurisht që u diskutua edhe fakti nëse Eni e ka dëshiruar suksesin në ekran që në adoleshencë, për të cilën ajo na ka treguar shumë detaje interesante.

“Kur erdhën vitet ’90, mua më ka zënë ai momenti i miss-it të parë.
Valbona është një bashkëmoshatare e imja. Të them të drejtën edhe në atë moment shumë vajza si unë binin në sy. Por kemi qenë shumë të mbyllura, në kuptimin e mirë të fjalës.

Pra, dalja me rroba banje në televizion, në atë kohë, ishte thyerje e rregullave”, – tregon Eni Çobani. /albeu.com/

Shtuar më 02/07/2017, ora 13:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori