10 sekonda test, nëse e kaloni ka të ngjarë të jetoni më gjatë

A mund ta dimë nëse kemi më shumë gjasa se të tjerët për të jetuar më gjatë? Varet.

Përpara se të provoni testin e mëposhtëm, kini parasysh se është thjesht një tregues, por nuk ofron asnjë siguri. Kalimi i testit nuk do të garantojë nëse do të keni ulje ose shtim të rrezikut të vdekshmërisë.

Ky test mund të shërbejë që të kuptoni se duhet t’u kushtoni më shumë vëmendje gjendjes fizike dhe shëndetit të përgjithshëm.

Testi në vetvete është i thjeshtë: Ngrini këmbën derisa kofsha juaj të jetë paralele me tokën dhe më pas shihni nëse mund të qëndroni në barazpeshë në njërën këmbë për 10 sekonda.

Sipas një studimi të botuar vitin e kaluar në British Journal of Sports Medicine, njerëzit 50 vjeç e lart që nuk mund të kalonin testin 10 sekonda kishin një rrezik më të lartë për të vdekur (nga çfarëdo shkaku) gjatë 10 viteve të ardhshme.

Ekuilibri dhe forca e muskujve janë faktorët kryesorë të shëndetit të përgjithshëm dhe testi është një tregues i aktivitetit të përgjithshëm që keni. Mungesa e tyre tregon rrezik më të lartë të vdekshmërisë.


Shtuar 9.07.2023 15:34