Rrëfen publikisht tradhtinë që i bëri partnerit, Mariah Carey: Një moment i shkëlqyeshëm (FOTO LAJM)

Këngëtarja e famshme, Mariah Carey, i ka befasuar të gjithë me deklaratën e fundit. Diva e muzikës pop ka pranuar publikisht se ka pasur një romancë me Derek Jeter, gjatë periudhës që ka qenë e martuar.

Madje Carey pranoi se puthja e shkëmbyer mes saj dhe Derek në pjesën e sipërme të ndërtesës së tij e frymëzoi për këngën “The Roof”.

Gjatë një interviste për “Vulture”, ajo ka deklaruar se shumë shpejt do të botojë librin autobiografik të saj, në të cilin ndër të tjera u përfshi dhe romanca e saj me basketbollistin.

Në atë kohë, ishte ende e martuar me producentin Tommy Mottola, edhe pse ata u divorcuan në 1998. Gjithashtu, Mariah konfirmoi se dy këngë nga albumi i saj “Butterfly” i vitit 1997 ishin për ish-lojtarin e Yankee.

“Nuk mund ta harroj kurrë atë moment. Dua të them, nuk është sikur të ishte thellësisht intensive, stimuluese intelektuale, ishte një moment i shkëlqyeshëm dhe ndodhi në një mënyrë hyjnore”, rrëfeu ajo.

Shtuar më 03/09/2020, ora 16:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori