Rrëfehet spikerja e “Zjarr TV”: Ja çfarë vendosa për "Playboy"
Duket se fati nuk ka qënë në anën e spikeres 21 vjeçare, e cila doli me gjoks gjysmë të zbuluar në televizionin “Zjarr Tv” për të dhënë lajme.

Fama që ajo mori ishte e jashtëzakondshme, madje "Playboy" i ofroi 30 mijë euro. Por kjo shumë nuk ka qënë aspak e kënaqshme për të, pasi ajo kërkonte dyfishin e saj.

Ndodhur në këto kushte, ajo ka refuzuar që të realizonte pozat me shumën që i kishin ofruar.

“Jo, nuk ramë dakord për pagesën dhe mënyrën e pozave që editorët e fotove kishin menduar për mua. Drejtuesit e revistës “Playboy” e vlerësuan trupin tim vetëm 30 mijë euro, ndërkohë që kërkesat e mia ishin sa dyfishi i kësaj shume.

Unë do kisha rënë dakord nëse ata do të më kishin ofruar të paktën 70 mijë euro për të pozuar nudo për ta. Shuma që ata më ofruan ishte minimale krahasuar me përfitimet që ata kanë nga shitja e revistës, kështu që i binte të përfitonin para në kurrizin tim”, ka thënë Enki Bracaj.

Pasi hoqi dorë nga puna në televizion, aktualisht Enki ka filluar punë si gazetare në një portal online, ku shkruan lajme nga bota e showbizz-it. /albeu.com/


Shtuar më 31/03/2016, ora 17:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori