Rrëfehet mbesa e ish-Presidentit: Fotot e mia për Playboy
Mbesa e Ish-Presidentit Nishani, Beniada Nishani Jakic ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin "Top Show" në Top Channel.

E shpërngulur prej vitesh në Itali, Beniada ka treguar se fotot në të cilat shfaqet topless në revistën PlayBoy janë ndër fotot e shumta artistike që ajo shkrep.

Madje, teksa pyetej nga Dudushi për disa foto, Beniada ka treguar se disa prej tyre ia ka shkrepur e ëma, duke treguar edhe njëherë tjetër emancipimin e familjes së saj.

Nga ana tjetër, për sa i përket ish-presidentit, Beniada ka treguar se ai i ka parë fotot “provokuese” të modeles dhe për më tepër i ka pëlqyer ato në Instagram shkruan Blitz.

Ndërkohë që po presim me padurim të shohim se çfarë pozash ka marrë modelja shqiptare për PlayBoy, numri i së cilës pritet të dalë së shpejti. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2017, ora 09:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori