Rrëfehet Eliza Dushku: Jam ngacmuar seksualisht në moshën 12-vjeçare
Pëlqej
Aktorja me origjinë shqiptare, Eliza Dushku, me anë të një postimi në “Facebook” ka rrëfyer një nga momentet më të vështira të jetës së saj.

25 vite më parë, gjatë xhirimeve të “True Lies” është ngacmuar dhe abuzuar seksualisht nga një nga dublantët më të suksesshëm të Hollivudit, Joel Kramer.

“Ia tregova prindërve dhe vëllait. Askush nuk dinte si të përballej me këtë subjekt tabu në atë kohë. As unë. Jam mirënjohëse ndaj femrave që janë rrëfyer përpara meje këto muajt e fundit. Ato më dhanë forcën edhe mua për t’u rrëfyer”, shkruan Dushku, para se të tregojë me detaje ngacmimin nga Kramer.

“E mbaj mend si më mori në dhomën e tij të hotelit në Majemi, duke i thënë prindërve se do më merrte për të notuar te pishina e stafit të filmit. Pasi hëngrëm sushi, nisi të ulte dritat, uli temperaturën e dhomës, vuri një film dhe u “zhduk” në tualet. Prej andej doli krejtësisht i zhveshur.

Mbaj mend si u shtri mbi mua, si nisi të fërkohej dhe fjalët që më tha: “Mos bëj sikur po fle”. Kur “mbaroi”, më tha që nuk duhet t’i thonim njeriu për këtë. Unë isha 12, ai 36”, shkruhet në rrëfimin shokues të Eliza Dushkut. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2018, ora 12:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori